Kërkim i thjeshtë në kontekst
Vër kursorin te butoni "Kërkimi kryesor" në fjalor dhe përzgjidh "Kërkim në kontekst", shkruaj një ose më shumë fjalë në kuti dhe shtyp "enter" ose "🔍" për të parë rezultatet.
Këtu mund të shkruash një ose më shumë fjalë që mund të jenë përdorur në të njëjtin kontekst.
P.sh., 'lojë fjalësh', 'gëzim i madh', që të drejtojnë te fjalë si
kalambur, amfiboli, artizëm (për ‘lojë fjalësh’) apo buhi, hare, tuje, lumëri, galdim (për ‘gëzim i madh’).
Gjithashtu këtu mund të kërkosh togfjalësha të qëndrueshëm apo shprehje.
P.sh. 'i shkathët nga mendja' të drejton te rezultate si →
‘i mprehtë’, ‘i kujtueshëm’ etj.
Kërkimi i përparuar me yllth *
Përdoreni * për të plotësuar shkronja të tjera të fjalëve, në fillim ose në fund të tyre.
Shembuj si të përdoret yllthi * për kërkim të avancuar:
përkuf* → përkufizoj, përkufizim, përkufizimet, përkufizueshmëri etj.
*oja të *shme → përvoja të brendshme, nevoja të ndryshme, pasoja të dëmshme etj.
Aktual* ja* kët* → Aktualisht jam këtu
Këta janë disa shembuj, ju mund të përdorni kombinime të ndryshme sipas modeleve që jeni duke kërkuar.
Kërkimi mund të aktivizohet duke zgjedhur 'Kërkim në kontekst' poshtë dritares së kërkimit ose duke shkuar në fund të rezultateve të faqes kryesore dhe duke klikuar lidhjen përkatëse.
*Rezultatet përfshijnë vetëm përmbajtjen e Fjalorit të Madh të Gjuhës Shqipe. Nëse nuk shihni rezultatet që prisni, përpiquni të ngushtoni kërkimin duke shtuar më shumë shkronja në kërkim.