Fjalori

SHPREHJE TË HUAZUARA TË PAASIMILUARA

Kërkimi më sipër vepron vetëm në këtë shtojcë. Kliko këtu për t'u kthyer në fjalorin kryesor.
A B C D E F G H I J L M N O P Q R S T U V W

Shprehje që fillojnë me “C”

Kliko shprehjen për të hapur shpjegimin e plotë.

Cacumen radicis loco ponis (kakúmen radícis loko pónis) lat., fig., iron. kulmin / majën ti po e vë në vend të rrënjës; e nis punën mbrapsht, e bën diçka duke përmbysur rendin e gjërave, e zë punën nga bishti; vë qerren para qeve / para buajve; vë kalin para karrocës.

Caeca invidia est (céka invídia est) lat., prov. smira / zilia është e verbër; nakari është si zjarri; ziliqarët nuk i kontrollojnë veprimet e tyre (Horaci).

Caeci tactu legunt (céci táktu légunt) lat., prov. të verbrit lexojnë me të prekur; fig. edhe kur diçka duket shumë e vështirë për ta bërë, përsëri ka rrugë e mënyra për t’ia arritur qëllimit.

Caecus non judicat de colore (cékus non júdikat de kolóre) lat., prov. i verbri nuk gjykon mbi ngjyrën; fig. kur dikush nuk ka njohuri për një çështje, nuk mund të japë gjykime për të, sikurse i verbri nuk mund të japë mendim për ngjyrat.

Caesar ad Rubiconem (Cézar ad Rubikónem) lat. Cezari në Rubikon; Cezari para Rubikonit; fig. gjendja e dikujt para marrjes së ndonjë vendimi shumë të rëndësishëm, sikurse Cezari do të vendoste të kalonte lumin Rubikon për në Galici, duke thyer vendimin e senatit romak.

Caesar citra Rubiconem (Cézar cítra Rubikónem) lat. Cezari është këtej / në këtë anë të Rubikonit; fig. gjendja e dikujt që ka kapërcyer një rrezik shumë të madh ose ka përfunduar me sukses një punë shumë të rëndësishme.

Caesar non supra gramaticos (Cézar non súpra gramátikos) lat. Cezari jo mbi gramatikanët; Cezari nuk është mbi gramatikanët (shprehja thekson idenë se edhe njerëzit me pushtet, si Cezari, duhet të respektojnë dijen dhe autoritetin e shkencëtarëve, veçanërisht në çështje të gramatikës së gjuhës).

Callida consilia (kálida konsília) lat. këshilla të zgjuara / të mençura / fig. dinake (Ciceroni).

Canis a non canendo (kánis a non kanéndo) lat., prov. qeni u quajt qen se nuk këndon / non canit; qeni njihet ngaqë nuk këndon; fig. lojë fjalësh për të ironizuar se si mund të krijohen etimologji të gabuara për shkak të ngjashmërisë së fjalëve, por që nuk kanë lidhje kuptimore me njëra-tjetrën (Varro).

Canis timidus vehementius latrat, quam mordet (kánis tímidus veheméncius látrat, kuám mórdet) lat., prov. qeni frikacak më fort leh, sesa kafshon; qeni që leh nuk të ha.

Cantilenam eandem canis (cantilénam eándem kánis) lat. këndon po atë këngë; fig. thotë e përsërit të njëjtën gjë vazhdimisht, nuk di fjalë a muhabet tjetër, flet për po atë gjë që e kemi dëgjuar shumë herë; i bie fyellit / kavallit në një vrimë; i bie një / po atij avazi; i bie po atij teli; i bie daulles në një vend; i bie një këmbane; bathë bathë po një kokërr / po një koqe.

Caput mortuum (káput mórtum) lat. 1. Kokë / krye e vdekur; mbeturinë; mbetje pa vlerë; diçka që është bërë e padobishme pas shfrytëzimit të të gjitha cilësive të saj të mira. 2. shpërf. Njeri që është shfrytëzuar deri në fund nga të tjerët për interesin e tyre dhe pastaj është braktisur si diçka pa vlerë; limon i shtrydhur.

Caput mundi / orbis (káput múndi / órbis) lat. 1. Kreu / maja e botës; kryeqyteti; qendra kryesore / Roma. 2. fig. Gjëja më e rëndësishme e diçkaje; kreu i gjësë (përdoret si emërtim i pathjeshtë për të vlerësuar një objekt ose një vend) (Ciceroni etj.).

Carpe diem (kárpe díem) lat. 1. Këpute / kape ditën; mos e humb ditën; fig. përfito nga rasti a nga rrethanat, shfrytëzo rastin; gjeje dhe përdore çastin e duhur; mos e lër të ikë / të shpëtojë zogu nga dora; kap çfarë të kapësh. 2. Gëzoje jetën; jeta është e shkurtër dhe duhet gëzuar (Horaci).

Carta bianca (kárta biánka) ital. kartë e bardhë; fig. liri e plotë dhe e pakufizuar veprimi; frëngj. carte blanche.

Carte blanche (kártë blánshë) frëngj. shih Carta bianka.

Carthaginem esse delendam (Kartáginem ése délendam) lat. Kartagjena duhet shkatërruar; fig. këmbëngulje e vazhdueshme për një kauzë të madhe ose për diçka që duhet të zgjidhet me çdo kusht (kjo shprehje i vishet senatorit romak, Katoni Plak, në fund të çdo fjalimi të tij në senatin romak, si një thirrje për të shkatërruar shtetin e Kartagjenës, një rival i fuqishëm i Romës në atë kohë).

Castigat ridendo mores (kástigat ridéndo móres) lat. të qeshurit korrigjon / ndreq zakonet; të qortosh zakonet e këqija duke qeshur; me të qeshur, me të ngjeshur; qesh e ngjesh (komedia, satira etj., duke vënë në lojë veset dhe të metat e njeriut, bëjnë të mundur shmangien e tyre) (Jan de Santeul).

Casus belli (kázus béli) lat. 1. Shkak për luftë; një veprim a një ngjarje që justifikon fillimin e luftës; diçka që shërben si fillesë për grindje e mosmarrëveshje mes njerëzve. 2. fig. Arsye e fortë për një veprim vendimtar; diçka që shërben si fillesë për grindje e mosmarrëveshje mes njerëzve.

Catorum nati sunt mures prendere nati (catorum nati sunt múres prendere nati) lat., prov. pjellat e maceve janë lindur për të kapur minj; bijtë trashëgojnë cilësitë, prirjet ose profesionin e prindërve të tyre; ç’pjell macja minj gjuan; ç’lind nga macja ha minj; dardha bie nën dardhë.

Causa activa (káuza aktíva) lat., filoz. shkak veprues; arsyeja që vepron / që shkakton; causa efficiens.

Causa causarum (káuza kauzárum) lat., filoz. shkaku i shkakut; ajo çka shkakton a sjell pasoja të tjera që shërbejnë si shkaqe; e kështu me radhë...

Causa cognita (káuza kógnita) lat., drejt. pas shqyrtimit të çështjes; pasi është njohur shkaku / arsyeja; me njohjen e rrethanave të çështjes; duke qenë çështje e njohur; kund. causa ignota.

Causa corporalis (káuza korporális) lat., filoz. shkak trupor / fizik; arsye fizike.

Causa efficiens (káuza effíciens) lat., filoz. shkak veprues; shkaku i veprimit / i efektit; shkaku aktiv; arsyeja që shkakton një ndryshim; shkaku që shpjegon se si ndodh një gjë; causa activa.

Causa essendi (káuza esséndi) lat., filoz. shkaku i qenies / i të qenit, arsyeja e ekzistencës; shkaku thelbësor që bën të ekzistojë diçka; shkaku që shpjegon pse ekziston një gjë.

Causa finalis (káuza finális) lat., filoz. shkaku final / i fundit; qëllimi ose arsyeja për të cilën ndodh diçka; arsyeja përfundimtare.

Causa formalis (káuza formális) lat., filoz. shkaku formues; ajo çfarë është diçka në thelbin e saj.

Causa justa (káuza jústa) lat., drejt. arsye ose shkak i drejtë / i ligjshëm; arsye e pranueshme ligjërisht; motiv i vlefshëm.

Causa materialis (káuza materiális) lat., filoz. shkaku material; shkak që vepron në substancën, në materien.

Causa movens / motiva (káuza móvens / motíva) lat., filoz. shkaku lëvizës; shkak motivues; shkak që lëviz diçka ose që nxit një veprim; arsye, motive, dëshira të brendshme që nxisin veprimet.

Causa prima (káusa príma) lat. shkaku i parë, arsyeja kryesore (përdoret në filozofi dhe në teologji për të treguar që një shkak është i pari për të gjitha gjërat e tjera).

Causa sine qua non (káusa síne kuá non) lat., filoz. shih Conditio sine qua non.

Causa sui (káusa súi) lat., filoz. shkaku i vetvetes (diçka që nuk ka lidhje dhe nuk varet nga asgjë tjetër).

Cave, cave canem (káve, káve kánem) lat. ruaju, ruaju nga qeni; fig., keq. ruaju nga njeriu i lig; mos i beso atij që të pret në besë (Petronius).

Cedant arma togae (cédant árma tóge) lat. armët të largohen, të vishet toga / ligji; toga / ligji të zëvendësojë armët; sikur arma t’ia linte vendin petkut / ligjit; le të pushojë lufta dhe të vendoset paqja; armët / dhuna duhet t’i lënë vendin drejtësisë (thirrje për të ruajtur paqen dhe rendin shoqëror pa përdorur armët) (Ciceroni).

Cela se voit (sëlá së vuá) frëngj. kjo shihet; kjo duket sheshit, bën mu, bie në sy menjëherë; nuk ka nevojë për sqarime.

Cerebrum non habet (cerébrum non hábet) lat., fig. ai / ajo nuk ka tru; i mungon truri; dukja / pamja shpesh të gënjen (shprehje e përdorur nga Fedri në gojën e dhelprës, e cila gjeti një maskë dhe, e çuditur nga ajo, tha: “E bukur, por pa tru”).

Cernuntur in agendo virtutes (cernúntur in agéndo virtútes) lat., prov. virtytet shihen / dallohen në punë; virtytet provohen kur veprojmë (Ciceroni).

Certum est quia impossible est (cértum est kúia impósible est) lat. është e sigurt, sepse është e pamundur (përdoret për të treguar një situatë ku diçka është e sigurt që do të ndodhë, sepse është e pamundur të ndodhë ndryshe) (Turtiliani).

Cerva non semper sagittas vitat (cérva non sémper saggítas vítat) lat., prov. drenusha jo përherë u shpëton shigjetave; fig. edhe më i shpejti a më i kujdesshmi nuk i shpëton gjithmonë rrezikut / fatit të keq.

Ceteris paribus (cetéris paríbus) lat., drejt. e njëjtë në çdo rrethanë; në kushte të tjera të barabarta (për ligje, kontrata etj., kur ato kanë bazë të njëjtë ligjore).

Ceterum censeo (céterum cénzeo) lat. përndryshe / sidoqoftë; mendoj se; fjala ime e fundit, mendimi im përfundimtar; shih Ceterum censeo Carthaginem esse delendam.

Ceterum censeo Carthaginem esse delendam (céterum cénzeo Cartáginem esse deléndam) lat. megjithatë, mendoj se Kartagjena duhet shkatërruar; shih Carthaginem esse delendam.

Chair à canon (sher a kanón) frëngj., keq. 1. Mish për top, ushqim për topat; ushtarë që dërgohen me forcë a shkojnë verbërisht për t’u vrarë në luftë për interesa të tjetërkujt. 2. fig. Njeri i paracaktuar për t’u vrarë a për t’u dëmtuar, që të arrihet qëllimi i dikujt.

Charta non erubesbit (chárta non erubésbit) lat., prov. letra nuk skuqet; letra nuk ka turp / nuk turpërohet; fig. në letër mund të shkruhen edhe gjëra që nuk do të thuheshin me gojë, nga turpi, sepse letra nuk skuqet, ndryshe nga njeriu; letra nuk është gjithmonë e vërtetë apo e ndershme, sepse letra s'ka ndërgjegje, pra, nuk skuqet nga turpi si njeriu; letra i duron të gjitha (Ciceroni).

Cherchez la femme (shershé la fámë) frëngj. kërko gruan; fig. shkaku i sherrit është gruaja; aty ku ka grindje a ka ndodhur një krim, ka një grua në mes (shprehja përdoret edhe si devizë në organet gjyqësore: mjafton të gjesh gruan, ke gjetur çelësin e konfliktit) (Dyma).

Cheuf d’oeuvre (shëf d’ëvrë) frëngj. kryevepër; vepra kryesore; fig. vepra e jetës.

Chi va piano, va lontano sano (ki va piáno, va lontáno / sáno) ital., prov. ai / ajo që shkon ngadalë, shkon mirë dhe larg / mbërrin shëndoshë; duke vepruar me kujdes, mund të arrini më shumë sukses.

Circulus in demostrando (církulus in demostrándo) lat., filoz., logj. rreth në demonstrim / në argumentim; circulus in probando; circulus vitiosus.

Circulus in probando (církulus in probándo) lat., filoz., logj. rreth / qark në arsyetim / në argumentim; rreth logjik (kur një argument ose një përfundim mbështetet në një supozim që është i varur nga vetë përfundimi që kërkohet të vërtetohet / të provohet).

Circulus vitiosus (církulus viciózus) lat. 1. Rreth i mbyllur, rreth vicioz; fig. gjendje pa rrugëdalje; pozicion i vështirë. 2. logj. Gabim logjik, përpjekje për të sjellë si provë pikërisht atë që duhet të provohet, që sjell si dëshmi atë që duhet vërtetuar.

Citato loco (shkurt. c. l.) (citáto lóko) lat. në vendin e cituar, po aty (si term në bibliografi).

Clara voce (klára vóce) lat. 1. Me zë të qartë. 2. fig. Qartë, kuptueshëm; me mendje të ftohtë.

Claris verbis (kláris vérbis) lat. 1. Me fjalë të qarta; fig. në mënyrë të qartë dhe të drejtpërdrejtë. 2. Pa mëdyshje, prerazi e vendosmërisht; me sëpatën e dardharit.

Clavus clavo pellitur / eicitur (clávus clávo pélitur / ejícitur) lat., prov. gozhda nxirret / shtyhet me gozhdë; compescuit ignibus ignes.

Clavus clavum trudit (clávus clávum trúdit) lat., prov. gozhda nxjerr gozhdën.

Code d’honneur (kódë d’onër) frëngj. kodi i nderit; tërësi rregullash ose vlerash, si krenaria, sinqeriteti, drejtësia, respekti etj., që një njeri ose një grup njerëzish i pranon si të rëndësishme ose të vlefshme për të ruajtur integritetin, dinjitetin dhe nderin e tyre.

Cogito, ergo sum (kógito, érgo sum) lat., filoz. mendoj, prandaj jam (shprehja shënon jo vetëm aftësinë e njeriut për të menduar, por edhe për ndërgjegjësimin e tij për këtë) (Dekarti).

Colpo di stato (kólpo di státo) ital. 1. Grusht shteti; akt i dhunshëm e i paligjshëm, zakonisht nga forca ushtarake ose grupe të tjera kundërshtare të pushtetit, për të rrëzuar qeverinë ose autoritetin e ligjshëm të një shteti. 2. fig. Goditje e pabesë që i bëhet dikujt për ta rrëzuar nga pozita a për ta dëmtuar rëndë.

Comme un gant (kómë ën gán) frëngj. 1. Si një dorashkë; fig. që i përshtatet shumë bukur. 2. fig., keq. Që ndryshon krejt mendim a qëndrim në përputhje me situatën; që shkon nga të fryjë era.

Comme un pied (kómë ën pjé) frëngj., tall. si një këmbë; fig. si njeri pa mend; kungull / trangull pa fara, rrotë / rrip nga mendja (për të treguar paaftësinë e dikujt në një situatë të caktuar).

Comparasion n'est pas raison (komparezón n'e pa rezón) frëngj. krahasimi nuk është argument; përqasja e dy gjësendeve nuk është një argument i fortë ose i përshtatshëm për të nxjerrë përfundime të sakta; omne simile claudet.

Compescuit ignibus ignes (kompéskuit ígnibus ígnes) lat., fig. i frenoi / i shoi zjarret me zjarre; zjarri u shua me zjarr; një pasion i fortë mund të shuhet vetëm me një pasion tjetër të fortë; clavus clavo pellitur / eicitur.

Concordia discors (konkórdia diskórs) lat. harmoni joharmonike; të pajtosh mospajtimin; fig. bashkëjetesë e paqëndrueshme (në një situatë kur dy gjëra duket sikur janë në harmoni, por në të vërtetë kanë konflikte / kundërshti mes tyre).

Conditio sine qua non (kondício síne kuá non) lat. kusht pa të cilin nuk mund të jetë..; kusht i domosdoshëm, pa të cilin është e pamundur të zbatohet diçka; sine qua non.

Conscientia spuria (konsciéncia spúria) lat. vetëdijë e rreme; ndërgjegje falso; pordhë shakulli (për dikë që nuk vepron sipas normave shoqërore të sinqerta e të drejta).

Consummatum est (konsumátum est) lat. është përfunduar; gjithçka mbaroi; mori fund; e mori lumi (fig. përdoret në rast të një fatkeqësie të madhe a dhembjeje të pashërueshme, kur s’ke më çfarë të bësh) (Bibla).

Contra bonos mores (kóntra bónos móres) lat. kundër zakoneve të mira; në kundërshtim me zakonet e mira (shprehja përdoret për të karakterizuar mungesën e moralit në diskutimin e ndonjë çështjeje të caktuar ose kur prishen kontrata a marrëveshje që shkelin standardet morale të pranuara a politikat publike).

Contra factum non datur argumentum (kóntra fáktum non dátur arguméntum) lat., drejt., logj. kundër faktit nuk sillet argument; faktet nuk kanë nevojë për prova / për dëshmi; faktet janë të vërteta të pamohueshme.

Contra mundum (kóntra múndum) lat. 1. Kundër botës; fig. në veçim të plotë, i ndarë nga të gjithë; njeri pa njeri. 2. ironi. Kokë më vete (kur dikush qëndron i vetëm përballë mendimeve të shumicës).

Contra torrentem (kóntra torréntem) lat. 1. Kundër rrymës; kundër rrjedhës së lumit. 2. fig. Në përballje me vështirësi e pengesa të pakapërcyeshme.

Contradictio in adjecto (kontradíkcio in adjékto) lat., filoz., gjuh. kontraditë në cilësor; kontradiktë midis fjalës së përcaktuar dhe përcaktuesit; fig. kontradiktë në përkufizim, të shprehur në kundërthënie të brendshme (kur termat nënkuptojnë një kundërshti të padukshme ose të pakuptueshme, p.sh. çorganizim i organizuar, gëzim i trishtueshëm, heshtje që flet, madhësi e vogël, ngrohtësi e ftohtë, rrethi katror, ves i mirë etj.).

Contradictio in terminis (kontradíkcio in términis) lat., logj. kontradiktë / kundërthënie në termat / brenda vetë fjalëve / në përfundimet; vetë termat që përdoren janë të papajtueshëm logjikisht më njëri-tjetrin, si

Contraria contraris curantur (kontrária, kontráris, kurántur) lat. 1. mjek. Të kundërtat trajtohen me të kundërtat e tyre; parimi që sëmundjet kurohen a trajtohen duke përdorur një mjet a një metodë që është e kundërta a asaj që e shkakton atë. 2. fig. Zgjidhja e problemeve a e situatave duke përdorur metoda a rrugë që janë të ndryshme ose të kundërta nga ato që çojnë në krijimin e tyre.

Copri fuoco (kópri fuóko) ital. 1. Ndalo / mbulo zjarrin; ndalim qarkullimi; shtetrrethim. 2. fig. Pushim i një konflikti.

Cor inscrutabile (kor inskrutábile) lat. zemër e pakuptueshme / e pazbulueshme, e pazbërthyeshme (shprehje me prejardhje biblike: Cor hominis inscrutabile est-zemra e njeriut është e pakuptueshme, çka nënkupton që vetëm Zoti e njeh zemrën e njeriut).

Coram nobis (kóram nóbis) lat., drejt. para nesh; në sytë tanë; në praninë tonë.

Coram populo (kóram pópulo) lat. përpara popullit; në sy të të gjithëve; faqe të tjerëve; fig. hapur, botërisht; në shesh të burrave (Horaci).

Coram publico (kóram públiko) lat. para publikut; shih Coram populo.

Cordon sanitaire (kordô sanitér) frëngj. 1. mjek. Kordon sanitar; masa për të parandaluar përhapjen e një sëmundjeje, që është kërcënim për shendetin publik. 2. fig. Rrethim politik a ushtarak; izolim që i bëhet një shteti nga një shtet tjetër me qëllim që ta dëmtojë ekonomikisht ose ta nënshtrojë.

Corpus delicti (kórpus delíkti) lat., drejt. trupi i krimit; prova materiale e krimit; provë themelore për të provuar një akuzë penale.

Corpus diabolicus (kórpus diábolikus) lat. trup i djallit; djalli vetë; fig. trup i zotëruar nga forca të errëta e keqbërëse.

Corvus albus (kórvus álbus) lat. korbi i bardhë; sorrë e bardhë; fig. diçka shumë e rrallë ose e pamundur; diçka e jashtëzakonshme; qumësht dallëndysheje; greq. λευκὸς κόραξ (leukòs kórax); lac gallinaceum.

Corvus oculum corvi non eruit (kórvus ókulum kórvi non éruit) lat., prov. shih Cornix cornici numquam confodit ocellum.

Coup d'état (ku d'etá) frëngj. grusht shteti; përpjekje për të marrë pushtetin me mjete ilegale dhe me dhunë, zakonisht në mënyrë të papritur e të fshehtë nga një grup i vogël, kryesisht ushtarakësh etj.

Coup de foudre (ku dë fúdrë) frëngj. goditje rrufeje; fig. dashuri me shikim të parë; ndjenjë e menjëhershme dhe e fuqishme dashurie, që godet papritur me forcën dhe me shpejtësinë e një rrufeje; dashuri e papritur dhe e rrëmbyer.

Coup de grâce (ku de grásë) frëngj. 1. Goditje mëshire; goditje vdekjeprurëse; goditje që sjell fundin e mundimeve të një të plagosuri rëndë për ta çliruar nga dhembjet. 2. fig. Veprim i shpejtë e i rëndë, që vulos fatin e dikujt a të diçkaje.

Coup de main (ku dë mên) frëngj. 1. Goditje me dorë; fig. veprim i shpejtë dhe i vendosur; sulm i shpejtë dhe i befasishëm (kur flitet për një grabitje etj.). 2. Ndihmë e menjëhershme që i jepet dikujt që ka nevojë.

Coûte que coûte (kútë kë kútë) frëngj. të kushtojë sa të kushtojë; fig. me çdo çmim; me çdo kusht; patjetër; domosdo; sido që të jetë; sikur bota të përmbyset, gjallë a vdekur (për të arritur një qëllim, pavarësisht nga vështirësitë dhe pasojat).

Creatio ex nihilo (kreácio eks níhilo) lat., filoz., teol. krijimi nga asgjëja; sajim (përdoret në kontekste filozofike dhe teologjike për të përshkruar krijimin e universit nga Zoti, sikur ai krijoi gjithçka nga asgjëja).

Crebrescit fama (krébrescit fáma) lat. shih Fama volat.

Credo ut intellegam (krédo ut intéllegam) lat. besoj, që të kuptoj; besimi është parakusht për të kuptuar të vërtetat (shprehja e plotë është: Neque enim quaero intelligere ut credam, sed credo ut intelligam- nuk kërkoj të kuptoj që të besoj, por besoj që të kuptoj. (Shën Anselmi i Keterberit).

Credo, quia absurdum est (krédo, kuiá absúrdum est) lat. e besoj, sepse është absurde (kur misteret dhe dogmat, të pashpjeguara nga mendja e njeriut, pranohen përmes besimit, edhe pse duket që janë absurde); credo quia impossibile (Tertuliani).

Cribro aquam haurire (kríbro ákuam hauríre ) lat., iron. mbush ujë me shoshë; bën punë kot, që nuk sjell asnjë dobi; ia hyn një diçkaje jo me mjetet e duhura, përpiqet e mundohet shumë për të bërë diçka, por pa fryt; mbush / mban ujë me shoshë / me shportë.

Crocodili lacrimae (krokodíli lácrime) lat. lotë krokodili; iron. pikëllim i pasinqertë, qarje e shtirur; ankesa të paqena.

Cucullus non facit monachum (kúkulus non fácit monákum) lat., prov. nuk të bën zhguni murg; pamja e jashtme ose veshja nuk përcaktojnë vlerën dhe dinjitetin e një njeriu; nuk vlerësohet njeriu nga pamja e jashtme; mos i shih gunën, por shihi punën; s'njihet burri nga mustaqet; barba non facit philosophum.

Cuius regiu, eius et religio (kújus régiu, éjus et relígio) lat. 1. Siç është mbreti / shteti, është dhe besimi; sipas vendit dhe besimi; njeriu pranon fenë e atij që sundon. 2. fig. Çdokush u nënshtrohet zakoneve e rregullave të vendit ku shkon; sipas vendit bëhet kuvendi.

Cuius regiu, eius lingua / idioma (kújus régiu, éjus língua / idióma) lat. 1. Siç është mbreti / shteti, është dhe gjuha; gjuha zyrtare që përdoret në një shtet është sipas autoritetit / pushtetit që e drejton atë (historia ka treguar se ndryshimet në pushtet shpesh kanë sjellë ndryshime në gjuhë dhe në kulturë, sidomos në vende të pushtuara). 2. fig. Punët venë siç do ai që ka fuqi e pushtet, i forti bën ligjin; cuius regiu, eius natio.

Cuius regiu, eius natio (kújus régiu, éjus nácio) lat. 1. Siç është mbreti / shteti, është dhe kombi / kombësia; pra identiteti etnik i një populli përcaktohet nga udhëheqësi (në ato periudha historike kur një mbret ndiqte një fe të caktuar, atëherë edhe populli duhet të pranonte atë fe). 2. fig. Punët venë siç do ai që ka fuqi e pushtet, i forti bën ligjin; cuius regiu, eius lingua / idioma.

Culpa lata (kúlpa láta) lat. faj / gabim i rëndë / i trashë, trashanik; culpa lata.

Culpa levis (kúlpa lévis) lat., drejt. faj jo i madh; mëkat i lehtë, që falet (përdoret në kontekste juridike për masën e ndëshkimit sipas fajit që ka bërë dikush); kund. culpa lata; culpa maxima.

Culpa maxima (kúlpa máksima) lat., drejt, faj i madh; shkallë e rëndë e fajit; diçka që nuk mund të shlyhet lehtë, por kërkon masën e duhur të ndëshkimit; kund. culpa levis.

Cum grano salis (kum gráno sális) lat. me një kokërr kripë, me një grusht kripë; fig. ajo që thuhet a që shkruhet nuk duhet marrë fjalë për fjalë, por sipas rrethanave, sipas kontekstit; me mençuri; me ironi të lehtë; me rezervë; me pak kritikë; në mënyra shpotitëse (Plini Plak).

Cum laude (kum láude) lat. me lavdërim; shkëlqyeshëm (vlerësim akademik dhe nderim për studentët që kanë arritur një mesatare të lartë gjatë viteve të studimit); magna cum laude; summa cum laude.

Cum principia negante non est disputandum (kum princípia negánte non est disputándum) lat. shih Contra principia negantem disputari non potest.

Cum tacent clamant (kum tácent klámant) lat., prov. kur hesht, thërret; heshtja është një thirrje e lartë; fig. heshtje që zbukuron të folurën; ata që heshtin shprehin më shumë se kur flasin (Ciceroni).

Cum tempore (shkurt c. t.) (kum témpore) lat. me kohën, sipas kohës; me kalimin e kohës; kur t’i vijë kohë.

Currente calamo (kurrénte kálamo) lat. 1. Me një penë të nxituar / të shpejtë; të shkruash diçka shpejt dhe pa ndalesa. 2. fig. Për gabime që bëhen nga nxitimi, duke mos u menduar mirë, shkel e shko, pa e peshuar mirë.

Curriculum vitae (shkurt. CV) (kurríkilum víte) lat. rruga e jetës; jetëshkrim; biografi e shkurtër, karrierë e jetës (dokumente që kanë të bëjnë me gjendjen civile, diploma ose dëftesa të veprimtarisë së mëparshme të dikujt, i cili konkurron për një vend pune etj.).