Fjalori

SHPREHJE TË HUAZUARA TË PAASIMILUARA

Kërkimi më sipër vepron vetëm në këtë shtojcë. Kliko këtu për t'u kthyer në fjalorin kryesor.
A B C D E F G H I J L M N O P Q R S T U V W

Shprehje që fillojnë me “Q”

Kliko shprehjen për të hapur shpjegimin e plotë.

Qua definitione (kuá definicióne) lat. sipas përkufizimit; në bazë të përkufizimit; siç përcaktohet në përkufizim.

Qua patet orbis (kuá pátet órbis) lat. deri atje ku shtrihet bota; në të gjithë hapësirën e botës së njohur.

Quaere adolescens, utere senex (kuére adólescens, útere senéks) lat., fj. u. kërko / mëso kur je i ri, shfrytëzo / përdor kur të jesh plak; mëso sa je i ri, që të kesh kur të plakesh; kush punon në djalëri, heq rehat në pleqëri; kush punon në të ri, nuk vuan në pleqëri.

Qualis pater, talis filius (kuális páter tális fílius) lat., prov. siç është i ati, ashtu është dhe i biri; si i ati dhe i biri; bëmë baba të të ngjaj; karakteristikat, sjelljet, virtytet a cenet e prindërve shpesh pasqyrohen te fëmijët e tyre; tel père tel fils.

Qualis rex, talis grex (kuális reks, tális greks) lat., prov. siç është mbreti, është edhe turma / populli; sjellja, morali dhe karakteri i një udhëheqësi pasqyrohet te njerëzit që ai drejton.

Qualis vir, talis oratio (kuális vir, tális orácio) lat., prov. siç është burri / njeriu, e tillë është edhe fjala e tij; fjala është pasqyrë e shpirtit; nga fjala njihet njeriu

Qualis vita, finis ita (kuális víta, fínis íta) lat., prov. siç është jeta, e tillë është dhe fundi i saj / vdekja;

Quam bene non quantum (kuám béne non kuántum) lat., fj. u. sa mirë / e bëre, jo sa shumë; rëndësi ka si e bën, jo sa bën; rëndësi ka cilësia jo sasia; më mirë pak e saktë, sesa shumë e për lumë.

Quam bene vivas referre, non quam diu (kuám béne vívas reférre, non kuám díu) lat. vlen / ka rëndësi sa mirë jeton, jo sa gjatë jeton.

Quandoque bonus dormitat Homerus (kuandókue bónus dórmitat Homérus) lat., shaka. ndonjëherë edhe Homeri i mirë / fisnik dremit / fle / e zë gjumi; jo gjithmonë njeriu është njësoj; edhe njerëzit e mëdhenj herë pas here bëjnë gabime (Horaci).

Que le glace est rompue (kë la glásë e rompý) frëngj., fig. akulli është thyer; nisi një ndryshim për të mirë, zunë të përmirësohen kushtet e të ndyshojë një gjendje e vështirë; nis të zgjidhet një mosmarrëveshje, të kapërcehet një zemëratë etj.

Qui bene amat, bene castigat (kuí béne ámat, béne kastígat) lat., fj. u. kush të do fort, edhe të ndëshkon fort; kush dashuron me shpirt, dënon me shpirt; ndëshkimi ka si qëllim të korrigjojë gabimet ose veset e atij që dashuron.

Qui discit sine libro, is aquam haurit cribro (kuí díscit síne líbro, is ákuam háurit kríbro) lat., prov. kush mëson pa libër, mbush ujë më shoshë; shih Haurit aquam cribro, qui discere vult sine libro.

Qui e nuce nucleum esse vult, frangit nucem (kuí e núce núkleum ésse vult, frángit núcem) lat., prov. kush dëshiron të hajë thelbin / bërthamën, thyen arrën; pa thyer arrën, nuk merr dot thelbin; nëse nuk përpiqesh, nuk merr asgjë me vlerë.

Qui fundit foveam alteri, incidet in eam (kuí fúndit fóveam álteri, incídet in éam) lat., prov. kush hap një gropë për tjetrin, bie vetë në të; kush ia bën varrin tjetrit, bie vetë brenda (Bibla).

Qui habet aures audiendi, audiat (kuí hábet áures aúdiendi, aúdiat) lat. kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë; vëri veshin fjalës që thotë dikush; secili duhet të nxjerrë mësime për gjëra të thëna në përgjithësi (shprehja përdoret për të këshilluar njerëzit që të dëgjojnë me vëmendje njëri-tjetrin, duke krijuar kështu marrëdhënie më të mira) (Bibla).

Qui nimium probat, nihil probat (kúi nímium próbat, níhil próbat) lat. ai që provon shumë / tepër, nuk provon asgjë; kush jep prova të tepërta, nuk provon asgjë (shprehja nënkupton se teprimi me analiza të tepërta a prova të panevojshme, mund të çojë në pasiguri dhe në pështjellime për nxjerrjen e përfundimeve).

Qui non laborat, non manducet (kuí non labórat, non mandúcet) lat., fj. u. kush nuk punon, nuk ha.

Qui post lepores duos currit, neutrum capit (kuí post lépores dúos cúrrit, néutrum cápit) lat., prov. kush ndjek dy lepuj, nuk kap asnjë; nuk mbahen dy / dyzet kunguj nën sqetull.

Qui procul ex oculis, procul est a limine cordis (kuí prókul eks ókulis, prókul est a límine kórdis) lat., prov. larg syve, larg pragut të zemrës; procul ex oculis, procul ex mente.

Qui prouve trop, ne prouve rien (ki prúvë tro, në prúvë rien) frëngj. shih Qui nimium probat, nihil probat.

Qui scribit, bis legit (kuí skríbit, bis légit) lat., fj. u. ai që shkruan, lexon dy herë; e shkruara është e barabartë me dy herë të lexuar; të shkruarit ndihmon në përforcimin e njohurive dhe ngulitjen e tyre në kujtesë.

Qui seminat mala metet mala (kuí séminat mála métet mála) lat., fj. u. kush mbjell të keqen, do të korrë po të keqen; ç’të mbjellësh do të korrësh; kush mbjell erën, korr stuhinë.

Qui tacet consentire videtur (kúi tácet konsentíre vidétur) lat., drejt., zyr. ai që hesht, duket se pranon; heshtja do të thotë miratim / pëlqim.

Qui tacet, consentit (kúi tácet, konséntit) lat., drejt. kush hesht, miraton; heshtja është miratim.

Qui totum vult totum perdit (kuí tótum vult tótum pérdit) lat., prov. kush do gjithçka, i humb të gjitha; tahmaja e madhe ha kokën e të zot.

Qui vivra verra (ki vivrá, verrá) frëngj. kush do të rrojë, do të shohë; të rrojmë e të shohim; (ndonjëherë është më mirë të presësh për të parë se si do të zhvillohen gjërat, në vend që të nxitosh në nxjerrjen e përfundimeve; e ardhmja do ta tregojë).

Quia nominor leo (kuía nóminor léo) lat. sepse mua më quajnë luan; sepse e kam emrin luan (fig., keq. sipas moralit të fabulës së Fedrit “Luani dhe njeriu” për të ironizuar natyrën arrogante dhe vetëmburrjen me njerëzit e thjeshtë e atyre që janë të fuqishëm dhe kanë një pozitë të lartë në shoqëri).

Quidquid tentabam dicere versus erat (kuídkuid téntabam dícere vérsus érat) lat. gjithçka që pëlqeja / që përpiqesha të thosha, ishte varg / poezi; ndjenjat dhe mendimet e brendshme nuk mund të shprehen ndryshe përveçse përmes një forme të bukur, siç është poezia (Ovidi).

Quo vadis? (kúo vádis?) lat. 1. Ku po shkon? Ku vete? (përdoret për të pyetur për drejtimin ose qëllimin e dikujt, sidomos në raste që lidhen me udhëzime, me vendime etj., që jepen a merren pa qenë shumë të sigurt. 2. fig. Si kujtesë për dikë që duhet të mendojë për atë që po bën: kujdes se po gabon, nuk je në rugën e duhur (Bibla).

Quocumque modo (kuokúmkue módo) lat. me çdolloj mënyre; sido që të jetë; me çdo mjet të mundshëm; me çdo kusht; gjallë a vdekur; sikur qeni qepën ta hajë (Horaci).

Quod erat demonstrandum (shkurt. Q. E. D.) (kuód érat demostrándum) lat., mat., filoz. çka deshëm të vërtetojmë; çka ishte për t’u provuar; kjo duhej të demonstrohej; kjo ishte për t’u demonstruar; është arritur ajo që duhej të tregohej ose të dëshmohej; quod erat faciendum (përdoret shpesh në matematikë e në filozofi për të treguar se është përfunduar prova matematikore ose logjike dhe se teorema a hipoteza e propozuar është vërtuar me sukses); hoc erat demostrandum

Quod erat faciendum (shkurt. Q. E. F.) (kuód érat faciéndum) lat. çka ishte për t’u bërë; çka duhej bërë; quod erat demonstrandum.

Quod licet Jovi, non licet bovi (kuód lícet Jóvi, non lícet bóvi) lat. ajo që është e lejueshme për Jovin / Jupiterin, nuk është e lejueshme për një buall; bëni si them unë, mos bëni si bëj unë (shprehja përdoret me kuptimi të figurshëm: “Jupiter” nënkupton “njeri fodull, mendjemadh, kapadai”); të mëdhenjtë, ata që kanë pushtetin, mund të bëjnë ç'të duan (Mitologjia).

Quod scripsi scripsi (kuód skripsi, skripsi) lat. atë që shkrova, e shkrova; një vendim i marrë është i pakthyeshëm (shprehja thekson qëndrimin e palëkundur ndaj asaj që është shkruar, çka do të thotë se fjalët e shkruara kanë peshë dhe autoritet) (Bibla).

Quosque tandem! (kuoúskue tándem) lat. derisa sa? sa gjatë? edhe sa kohë? deri kur vallë? deri kur më?; pjesë e shprehjes së Ciceronit Quousque tandem abutere, Catilina, patientia nostra? Derisa sa do të keqpërdorësh, Catilina, durimin tonë? (për të shprehur pakënaqësi ose padurim ndaj një situate që ka vazhduar për një kohë të gjatë dhe që nuk po sjell rezultate positive; durimi ka një kufi dhe se është koha për të marrë masa).

Quot capita, tot sensus (kuót kápita, tot sénsus) lat. sa kokë, aq mendime; ka aq opinione sa ka edhe njerëz; quot homines, tot sententiae (Terenci).

Quot homines, tot sententiae (kuót hómines, tot senténcie) lat. sa njerëz- aq gjykime; shih Quot capita, tot sensus.