Fjalori

SHPREHJE TË HUAZUARA TË PAASIMILUARA

Kërkimi më sipër vepron vetëm në këtë shtojcë. Kliko këtu për t'u kthyer në fjalorin kryesor.
A B C D E F G H I J L M N O P Q R S T U V W

Shprehje që fillojnë me “E”

Kliko shprehjen për të hapur shpjegimin e plotë.

E contra (e kóntra) lat. 1. Pëkundrazi. 2. Nga ana tjetër. 3. Nga ana ime.

E contrario (e kontrário) lat. nga ana e kundërt; nga ana tjetër; përkundrazi; shih Argumentum e contrario.

E fructu arbor cognoscitur (e frúktu árbor cognóscitur) lat., prov. pema njihet nga fruti / që jep; njeriu vlerësohet nga puna dhe veprat e tij (Bibla).

E parvo magnum nascitur (e párvo mágnum náscitur) lat., prov. nga e vogla lind e madhja; fig. gjërat e mëdha fillojjnë nga gjërat e vogla.

E rivo flumina magna facere (e rívo flúmina mágna facére) lat.. të bësh lumenj të mëdhenj nga një përrua; fig. t’i frysh gjërat tej mase; ta bësh qime tra, ta bësh mizën buall (për situata ku dikush e zmadhon diçka të vogël, duke e bërë të duket më e madhe ose më e rëndësishme nga ç’është në të vërtetë).

Ecce homo! (ékce hómo) lat., bibl., iron. Ja njeriu! (fjalë të Ponc Pilatit, i cili u tregonte njerëzve Krishtin që e kishin fshikulluar dhe e kishin kurorëzuar me gjemba); fig., keq. ja në ç’gjendje është, ja si është katandisur (dikush).

Ecce signum! (ékce sígnum) lat., edhe iron. Ja shenja! Shih shenjën! Ja prova / dëshmia! (për të treguar një fakt të dukshëm, një provë të qartë, një dëshmi të pamohueshme etj.).

Ego sum rex et supra grammaticam (égo sum reks et súpra grammátikam) lat. unë jam mbret edhe mbi gramatikën (kjo shprehje vihet në gojën e perandorit romak, Sigismundit që, sipas legjendës, e tha kur dikush e kritikoi për një gabim gramatikor gjatë diskutimit, pra autoriteti i tij ishte i padiskutueshëm edhe kur bëhej fjalë për gjëra “të vogla” si gjuha apo gramatika).

Eiusdem furfuris (ejúsdem fúrfuris) lat. nga i njëjti brumë; brumë të një mielli; i ka prerë një sharrë; një bathë e një kokërr (për dy njerëz që ngjajnë shumë dhe veprojnë njësoj).

Elephantem ex musca / facis (elefántem eks múska/ fácis) lat., prov. e bën mizën elefant; e zmadhon tepër diçka, e fryn shumë; i jep një rëndësi më të madhe sesa duhet; e bën mizën / pleshtin buall / ka; e bën qimen tra; e bën vezën deve.

Emunctae naris (émunkte náris) lat. me hundë të hollë; fig. që ka intuitë dhe i parashikon lehtë ngjarjet; e ka hundën të hollë.

En bloc (ân bloc) frëngj. në bllok; si një e tërë; si një tërësi (për një grup a një sërë çështjesh, që trajtohen së bashku e në të njëjtën kohë, si një njësi e vetme, pa u analizuar apo pa u ndarë veç e veç); kund. en detail.

En clair (ân kler) frëngj. qartë, në dritë; fig. në gjuhë të zakonshme, jo me kod a me shifër; i hapur (për një tekst, një mesazh etj.).

En détail (ân détaj) frëngj. në detaje; me hollësi, me imtësi; fill e për pe (një raport a një shpjegim i hollësishëm, analizë e një teme a e një problemi etj.); kund. en bloc.

En famille (ân famíj) frëngj. 1. Në familje; me familjen, familjarisht. 2. fig. Si në një familje; si në shtëpinë tënde, për shtatë palë qejfe. 3. Pa formalitete (për një situatë të qetë e të ngrohtë, ku njerëzit ndihen më të lirshëm e më të natyrshëm).

En flagrant délit (ân flagrán delí) frëngj. 1. drejt. Në flagrancë; në aktin e kryer; në vendin e krimit; atje ku ka ndodhur ngjarja (kur dikush është kapur duke kryer një vepër të paligjshme në momentin e aktit, çka e bën të pamohueshëm këtë veprim); flagrante delicto. 2. fig. Në çastin e një gabimi a faji.

En fáce (ân fas) frëngj. 1. Përballë; përkundrejt. 2. fig. Ballë për ballë, sy më sy, me guxim e pa iu trembur syri, duke ia thënë të katër të vërtetat në sy.

En gros (ân gró) frëngj. 1. Në përgjithësi; pa hyrë në hollësira; në vija të përgjithshme (për të shprehur një përfundim ose një opinion të përgjithshëm për një projekt, për një propozim, për një temë etj.). 2. ek. Me shumicë (tregtia për shitjen me shumicë, në krahasim me shitjen me pakicë).

En général (ân zhenerál) frëngj. 1. Përgjithësisht, në përgjithësi. 2. Shpesh; zakonisht, rëndom.

En masse (ân másë) frëngj. 1. Në masë, si një grup i madh. 2. Si një i tërë; të gjithë së bashku (për një grup të madh njerëzish që veprojnë në mënyrë të organizuar).

En passant (ân pasâ) frëngj. kalimthi, në kalim (kur nuk është parashikuar të merremi posaçërisht me diçka).

En principe (ân prensípë) frëngj. në parim, sipas parimit; teorikisht (për të shprehur një ide ose një rregullë të përgjithshme, që është e vërtetë në shumicën e rasteve, por që mund të ketë përjashtime ose situata të veçanta ku nuk mund të zbatohet).

En route (ân rutë) frëngj. 1. Në rrugë, rrugës, në udhëtim e sipër. 2. fig. Duke ecur drejt një qëllimi të caktuar, duke punur për arritjen e një objektivi të rëndësishëm, të një zhvillimi, progresi etj.; në rrugën e duhur. 3. Pa mjete të veçanta; pa e përkrahur kush; vetvetiu (për zhvillimin e diçkaje).

En sens inverse (an sáns envérsë) frëngj. 1. Në drejtim të kundërt (për një veprim, për një proces, lëvizje etj., që bëhet në drejtim të kundërt nga ajo që pritej a që ishte përmendur më parë). 2. Në kuptim të kundërt; ndryshe (për ide, argumente etj. të ndryshme nga ato që janë thënë më parë).

En tout lettres (an tu létrë) frëngj. 1. Me çdo shkronjë; në të gjithë shkronjat; fig. pa dykuptimësi; qartë; haptas; duke i quajtur gjërat me emrin e tyre; e zeza mbi të bardhë (shprehja në këtë kuptim përdoret për dokumente zyrtare, si ligje, vendime, marrëveshje etj., për të theksuar se diçka është shkruar dhe është shprehur në mënyrë të plotë e të qartë në çdo aspekt të veçantë, për të shmangur keqkuptimet). 2. fig. Pa druajtje, pa frikë, pa asnjë ngurrim, fare lirisht; me plot gojën.

En un mot (an ën mó) frëngj. me një fjalë...; shkurt..., pa e zgjatur...; në mënyrë të përmbledhur (kur kërkohet që një informacion i gjerë të jepet në mënyrë të përmbledhur dhe të qartë).

En vase clos (an vázë kló) frëngj. 1. Në një enë të mbyllur; fig. në mjedis të mbyllur; me dyer të mbyllura (për një situatë kur një mendim, një diskutim, një vendim etj. bëhen a zhvillohen në veçim të plotë, pa pasur ndikim nga jashtë). 2. fig., keq. Thuhet për dikë që është tërhequr dhe është mbyllur brenda në vetvete, që sheh vetëm punën e vet, që nuk përzihet me askënd e për asgjë, që është mbyllur në guaskën e vet; thes i lidhur.

Entre nous (antrë nú) frëngj. midis / mes nesh, ndërmjet nesh; fig. në mirëbesim; këtu u tha, këtu të mbetet (për biseda që bëhen në një mjedis të hapur e të sinqertë, pa pasur frikën e gjykimit nga jashtë ose për informacione që dihen nga një grup njerëzish dhe nuk duhen publikuar a nuk duhen biseduar me të tjerë).

Eo ipso (éo ípso) lat., filoz. nga ajo vetë; me vetë faktin; për atë gjë; vetvetiu; pikërisht për këtë punë (për të treguar se diçka është e vërtetë ose ndodh për shkak të natyrës së vet, pa pasur nevojë për ndonjë arsye shtesë ose provë jashtë realies).

Epistula non erubescit (epístula nón erubéscit) lat., fig. letra / e shkruar nuk turpërohet; shih Charta non erubesbit.

Eppur si muove! (epúr si muóve) ital. e megjithatë, ajo lëviz / rrotullohet; bota rrotullohet rreth diellit; fig. përdoret për diçka që është e vërtetë e palëkundur, pavarësisht kundërshtimeve, dyshimeve, mohimeve etj. (Galileo Galilei).

Equi donati dentes non inspiciuntur (ékui donáti déntes non inspiciúntur) lat., prov. kali i dhuruar / i falur nuk shihet nga dhëmbët (sipas traditës, për të përcaktuar moshën dhe gjendjen e një kali, ai shihej nga dhëmbët); fig. dhurata / gjëja e falur nuk duhet paragjykuar.

Equus Troianus (ékuus trojánus) lat. 1. Kali i Trojës (lidhet me mitin e kalit prej druri, që grekët përdorën për të mashtruar trojanët dhe për të hyrë brenda mureve të qytetit të Trojës, siç e përshkruan Virgjili tek “Eneida”); fig., keq. tradhti e fshehtë, që vjen e maskuar si dhuratë; dikush që tinëz e me hile dëmton dikë tjetër. 2. kompj. Lloj virusi kompjuterik, që futet në sistem si program i padëmshëm, por brenda ka kod të dëmshëm.

Errare humanum est (erráre humánum est) lat., prov. të gabosh është njerëzore; gabimi për njerëzit është; gabimi është në natyrën e njeriut (përdoret kur arsyetohet për një gabim të pafajshëm, për të pasur mirëkuptim e dashamirësi ndaj atij që ka gabuar pa qëllim të keq, nga padituria etj.) (Seneka).

Esprit de corps (esprí dë kor) frëngj. shpirt i grupit / i ekipit; fig. ndjenjë solidariteti; besnikëria, bashkëpunimi, përkushtimi, mirëkuptimi etj. i anëtarëve të një grupi, të një shoqate, të një ekipi sportiv, të një ushtrie etj. për të arritur qëllimet e tyre të përbashkëta.

Esse quam videri (ésse kuám víderi) lat., fj. u. të jesh se sa të dukesh; më mirë të jesh, se sa të dukesh; më mirë është të jesh vërtet i mirë, i mençur, i ndershëm, sesa thjesht të dukesh se je i tillë.

Est modus in rebus (est módus in rébus) lat., fj. u. ka një masë për çdo gjë; çdo gjë me masë; çdo gjë ka një kufi; çdo tepri është ves; nuk duhet të bësh veprime që tejkalojnë çdo kufi; gjella me kripë e kripa me karar (Horaci).

Est ubi gloria nunc Babylonia? (ést úbi glória nunc Babilónia?) lat. ku është tani lavdia e Babilonisë?; fig. ku e ke tani emrin e mirë? (për të treguar karakterin e përkohshëm të lavdisë dhe të fuqisë njerëzore, ashtu si rënia e Babilonisë, një qytet i njohur për pasurinë, fuqinë dhe kulturën e lartë në antikitet).

Et cetera (shkurt. e. t. c) (et cétera) lat., libr. e të tjera; e të tjera gjëra (duke mos përsëritur gjësende të ngjashme, çka e bën ligjërimin më të shkurtër e më të kuptueshëm për dëgjuesin a për lexuesin).

Et tu, Brute! (et tu, Brúte) lat. edhe ti, Brut shih Tu quoque, Brute!

Etiam tu, mi fili, Brute! (étiam tu, mi fíli, Brúte!) lat. Edhe ti, biri im, Brut! shih Tu quoque, Brute!

Eureka! (éureka!) greq. 1. E gjeta! (kjo thirrje gëzimi vihet në gojën e Arkimedit, kur zbuloi se mund të maste vëllimin e objekteve të ngurtë duke i zhytur në ujë). 2. fig. Thuhet kur bëhet një zbulim i rëndësishëm, kur zgjidhet një problem i vështirë etj. 3. iron. Përdoret për dikë që thotë me mburrje diçka që e dinë të gjithë shumë kohë më parë.

Every day life (évri déi láif) angl. jeta e përditshme; jetë e rëndomtë; fig. gjërat e zakonshme që ndodhin gati përditë, si puna, shkolla, kujdesi për fëmijët e për shtëpinë, veprimtaritë me familjen dhe miqtë etj., që përbëjnë jetën e njeriut.

Ex abrupto (eks abrúpto) lat. 1. Papritur, në mënyrë të papritur; menjëherë; befasisht; papritmas, papandehur. 2. fig. Pa hyrje; pa parapërgatitje; duke sajuar aty për aty diçka për të hyrë drejt e në temë.

Ex adverso (eks advérso) lat. 1. Nga ana e kundërt; filoz. mënyra e të provuarit të diçkaje duke u nisur nga ana e kundërt (kur përshkruhet një situatë, një provë, një argument, një pikëpamje, një teori etj., që është e kundërt me diçka tjetër). 2. drejt. Në anën e kundërt (kur në një proces gjyqësor njëra palë është paditëse dhe tjetra e paditur).

Ex aequo (eks ékuo) lat. 1. Në barazi; në kushte të njëjta, të barabarta (në sport, në vlerësimet akademike të studentëve etj.). 2. Sipas së drejtës, me të drejtë; pa mbajtur anësi (në drejtësi etj.).

Ex animo (eks ánimo) lat. nga zemra / nga shpirti; fig. me sinqeritet, sinqerisht; me gjithë zemër; pa asnjë rezervë (përdoret për të vlerësuar sinqeritetin, ndjenjat e thella, paanësinë etj. në veprimet a ndjenjat njerëzore) (Ciceroni).

Ex ante (eks ánte) lat. para ndodhisë, para se të bëhej a të zhvillohej diçka; kund. ex post.

Ex auribus cognoscitur asinus (eks áuribus cognóscitur ásinus) lat., prov. nga veshët njihet gomari; iron. budallai njihet nga sjellje e tij; budallai dallohet që në fjalën e parë.

Ex cathedra (eks kátedra) lat. 1. Që nga katedra; fig. nga lart; nga pozita e autoritetit; nga pozita zyrtare. 2. fig., iron. Mendim i shprehur me autoritet, pa njohur konkretisht çështjen, nga një njeri që shet mend. 3. mb. Që ka ndikim, autoritar.

Ex commodo (eks komódo) lat. nga komoditeti; në kushte të mira; pa u ngutur; në kohën e duhur (për një punë që nuk duhet bërë me ngjutje).

Ex consensu (eks konsénsu) lat., drejt., filoz. sipas marrëveshjes; me pëlqim të ndërsjelltë.

Ex consuetudine (eks konsuetúdine) lat. sipas zakonit, në bazë të zakonit / të traditës; siç është bërë zakon; ex more.

Ex contractu (eks kontráktu) lat., drejt. sipas marrëveshjes; sipas kontratës.

Ex contrario (eks kontrário) lat. përkundrazi.

Ex genere Achilles (eks génere Akíles) lat. nga fisi i Akilit; fig. me një prejardhje të lavdishme; nga derë e madhe (fjalë që shkrimtari Eutropi i thoshte për Pirron e Epirit, duke lavdëruar trimërinë, guximin dhe besnikërinë e tij).

Ex gratia (eks grácia) lat. 1. Nga hiri, nga dashamirësia; nga mirësia, si dhuratë. 2. drejt. Lirisht, pa ndonjë detyrim ligjor; si një akt i vullnetit të mirë; pa qenë i detyruar.

Ex improviso (eks improvízo) lat. papritmas; fig. në mënyrë të befasishme; si rrufe në qiell të kthjellët.

Ex lege (eks lége) lat. nga ligji, sipas ligjit

Ex libris (eks líbris) lat. 1. Nga librat e dikujt; nga biblioteka (shenjë e pronarit të librit, një etiketë, një vulë ose një figurë tjetër, që tregon se ç’njeriu a ç’biblioteke i takon libri në fjalë, çka është e rëndësishme për bibliotekat, për koleksionet vetjake, për historinë dhe kulturën e librave etj.). 2. fig. Si i nxjerrë nga librat, jo vetjak e jo i natyrshëm, jo origjinal (për mendime, interpretime etj.).

Ex malis eligere minima (eks mális elígere mínima) lat., fj. u. nga të këqijat, të zgjidhet ajo më e vogla; shih De duobus malis minus est eligendum.

Ex memoria (eks memória) lat. nga kujtesa / pa e lexuar; përmendësh.

Ex more (eks móre) lat. sipas zakonit; nga zakoni; sipas vendit bëhet kuvendi; ex consuetudine.

Ex natura rei (eks natúra réi) lat., filoz. nga vetë natyra e gjërave (për të përshkruar diçka që është e bazuar në natyrën e saj të brendshme, në karakteristikat ose në vetitë themelore të saj).

Ex necessitate / rei (eks necessitáte / réi) lat. nga nevoja; ngaqë është e domosdoshme; si domosdoshmëri; nga vetë natyra e objektit / e gjësendit.

Ex nihilo nihil (eks níhilo níhil) lat. shih Ex nihilo nihil fit.

Ex nihilo nihil fit (eks níhilo níhil fit) lat. nga asgjëja, asgjë nuk lind; nga kurrgjëja, s’vjen asgjë; nga hiçi ka dalë hiç; asgjë nuk është krijuar, por gjithçka që ekziston ishte dhe më parë, në një farë mënyre, në përjetësi, pra gjithçka vetëm është shndërruar (Lukreci).

Ex officio (eks offício) lat. nga detyra, në cilësinë e detyrës; sipas detyrës; sipas funksionit; zyrtarisht; nga posti (kur dikush vepron ex officio, kjo nënkupton se veprimi i tij është i lidhur me detyrat zyrtare dhe përgjegjësitë që rrjedhin nga pozita e tij).

Ex parte (eks párte) lat., drejt. nga një pjesë, nga njëra palë (kur një urdhër a një vendim i përkohshëm merret nga gjykatësi duke u mbështetur në dëshminë e njërës palë, pa dëgjuar ende palën tjetër).

Ex pede Herculem (eks péde Hérkulem) lat. nga këmba e Herkulit; ne e njohim Herkulin nga numri i këmbës / nga masa e këmbës; fig. nga hollësi të vogla e të parëndësishme mund të arrihet në përfundime të thella a në përgithësime të dobishme; ex ungue leonem.

Ex post (eks post) lat. pas ndodhisë, pas një veprimi a një ngjarjeje; një analizë a një vendim që mbështetet në informacione të plota dhe në pasojat e asaj që ka ndodhur; kund. ex ante.

Ex post facto (eks post fákto) lat. pas faktit të kryer; prej faktit të kryer; me prapaveprim (kjo shprehje përdoret për të përshkruar ligje, vendime ose rregulla që zbatohen për ngjarje ose veprime, që kanë ndodhur përpara se ato të hynin në fuqi).

Ex professo (eks profésso) lat. sipas profesionit a specialitetit; fig. si njeri i zanatit, me kompetencë; me themel (thuhet për dikë që e njeh në mënyrë të përkryer profesionin e vet).

Ex ratione (eks racióne) lat. sipas arsyes, duke u mbështetur tek arsyeja; fig. me mend në kokë (për vendime, veprime a përfundime të mbështetura në një logjikë të fortë dhe të arsyetuara).

Ex tempore dicere (eks témpore dícere) lat. të flasësh pa parapërgatitje; të flasësh në çast; aty për aty; menjëherë (siç e kërkojnë rrethanat e debatit a diskutimi për një ngjarje të papritur) (Ciceroni).

Ex tripode (eks trípode) lat. nga tripodi / nga ndenjësja me tri këmbë; fig., iron. me autoritet zyrtar (shprehja vjen nga mitologjia dhe përdoret për dikë që flet me ton autoritar, me siguri të madhe, në mënyrë të prerë e të padiskutueshme, sikur të ishte një orakull); de tripode dictum; ex cathedra.

Ex ungue leonem (eks úngue leónem) lat. 1. Nga kthetrat mund të njohësh luanin; fig. mund të njohësh natyrën e dikujt a të diçkaje nga gjërat e vogla, nga hollësitë ose nga shenjat që lë. 2. fig. E tëra mund të gjykohet nga pjesa; sipas një tipari mund të përcaktohet karakteri i njeriut; ex pede Herculem (Plutarku).

Ex unitate vires (eks unitáte víres) lat., prov. forcat lindin nga bashkimi; bashkimi bën fuqinë; ubi concordia, ibi victoria.

Ex uno disce omnes (eks úne dísce ómnes) lat. nga një mëson të gjitha (parim që përdoret për të treguar se një ngjarje a një dukuri e vetme mund të jetë një shembull i rëndësishëm për të kuptuar dukuri të tjera) (Virgjili).

Ex usu (eks úzu) lat. nga jeta; nga praktika; nga përdorimi; nga përvoja praktike.

Ex vi termini (eks vi términi) lat., drejt. nga vetë kuptimi i termit; termi është i qartë e i vetëkuptueshëm dhe nuk ka nevojë për shpjegime të tjera.

Ex voto (eks vóto) lat. 1. fet. Nga besimi; si rezultat i një besimi (ku dikush bën premtime dhe jep diçka si shenjë falënderimi për ndihmën që kanë marrë në një moment të caktuar). 2. Sipas premtimit a betimit që është bërë (veprim ose dhuratë që është bërë në shenjë mirënjohjeje për diçka që është realizuar ose arritur si rezultat i një betimi, i një premtimi ose i një dëshire që është bërë ndaj një force më të lartë, shpesh ndaj Zotit).

Exceptio probat regulam (eksépcio próbat régulam) lat., filoz., drejt. përjashtimi vërteton rregullën; kur një rast përjashtohet nga një rregull i caktuar, ai përjashtim tregon se rregulli është i vlefshëm në të gjitha rastet dhe se përjashtimi pohon rëndësinë e rregullit në situata të tjera).

Exempla docent (ekzémpla dócent) lat., fj. u. shembujt të mësojnë (shembujt konkretë mund të ndihmojnë në kuptimin e koncepteve abstrakte ose të vështira).

Exempli causa (shkurt e. c.) (ekzémpli káuza) lat. për shembull; exempli gratia; verbi gratia.

Exempli gratia (shkurt e. g.) (ekzémpli grácia) lat. për shembull, për të sjellë një rast; exempli causa; verbi gratia.

Exitare muros (eksitáre múros) lat. të zgjoj muret; të ngre në këmbë muret; të bëj diçka të paarritshme; fig. shprehja përdoret në situata kur njerëzit janë të fjetur ose të mefshtë dhe ka nevojë që t’i nxitësh për të vepruar (Platoni).

Exitus acta probat (éxitus ácta próbat) lat., prov., fig. fundi provon veprimin; përfundimi i veprës e provon atë; përfundimi tregon suksesin ose dështimin e diçkaje.

Experdo crede (ekspérdo kréde) lat. besoji përvojës, besoji atij që ka përvojë (për të treguar rëndësinë e besimit në fjalët e atyre që kanë përvoja praktike në një çështje të caktuar (Virgjili).

Experientia est optima rerum magistra (eksperiéncia est óptima rérum magístra) lat., fj. u. përvoja është mësuesja më e mirë e gjërave (sepse ajo është burimi më i besueshëm i dijes dhe i mësimit, pasi bën të mundur që njerëzit të mësojnë nga përvojat e drejtpërdrejta dhe nga gabimet e tyre) (Jul Cezari).

Expresis verbis (eksprésis vérbis) lat. në fjalët e shprehura; në shprehjet e duhura; me fjalë të qarta e të kuptueshme (ky togfjalësh nënkupton rëndësinë e shprehjes së qartë dhe të saktë në komunikim, pa dykuptimësi, sidomos në akte ligjore, në kontrata etj.).

Extra muros (ékstra múros) lat. 1. Jashtë mureve. 2. fig. Në mënyrë publike; publikisht; botërisht, në sy të botës; kund. intra muros.

Extremum malum (ekstrémum málum) lat. e keqe ekstreme / e skajshme; e keqja më e madhe; diçka që nuk i dëshirohet askujt; fig. jetë qeni.